Qyetarët ankohen se u kanë mbetur emrat në sistemin e tiketave të gjobave


06/07/2018

Gazeta Express ka treguar pak orë më parë permës një shkrimi se  tash çdo qytetar i Kosovës do të mund ta di nëse është në kërkim të Policisë dhe a ka ndonjë gjobë në emër të tij..

Mirëpo, disa qytetarë që kanë përdorur linkun e Policisë, për të parë gjobat në emrin e tyre, kanë kuptuar që aty gjenden edhe dënime që i kanë paguar, por nuk janë larguar nga sistemi.

“I paskam vet akoma dy tiketa në sistemin e Policisë! Edhe pse të dyja i kam paguar në të njëjtën ditë që më janë shqiptuar!”, ka shkruar një qytetar.

Gjithashtu, K. Berisha, është habitur kur ka shikuar në sistem online, që posedon tri gjoba të papaguara, edhe pse ka thënë se të tri gjobat i ka paguar me kohë.

“Nuk e di. E çuditshme! Unë i kam paguar të gjitha gjobat e shqiptuara, por në sistem qenkan akoma të pa hequra. Nuk e mbaj mend se ku i kam hedhur pagesat. A do të thotë kjo se tani unë duhet prapë të paguaj?!”, ka thënë Berisha.

Raste të tilla u ka ndodhur edhe disa qytetarëve të tjerë e disa prej tyre këtë e kanë shprehur edhe përmes rrjetit social Facebook.

Kujtojmë që Policia kishte ndaluar disa persona nëpër pikat kufitare të vendit për shkak të gjobave të papaguara, veprim që nuk është i mbështetur në asnjë bazë ligjore.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart