Plas arma mes policisë dhe kokave të bandave të drogës, 13 persona humbin jetën


11/02/2019

Mësohet se përplasja me armë ka ndodhur në një lagje të varfër në Santa Teresë në Rio de Janeiro.

Po ashtu, e ditur bëhet se gjatë këtij operacioni është sekuestruar drogë, pushkë, armë dhe municione.

Kanë qenë trafikantët, disa prej tyre të cilësuar si kokat e drogës ata që kanë hapur zjarr të parët ndaj policisë dhe më pas oficerët janë kundër përgjigjur.

Sipas zëdhënësit të policisë Kolonel Mauro Fliess asnjë polic nuk është lënduar.

Kujtojmë këtu se Rio de Janeiro është një nga qytetet më të dhunshme në botë dhe se përplasje të tilla midis kokave të bandave dhe policisë ndodhin shpesh.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart