Pikturat e Hitlerit në shitje, por askush nuk është i interesuar


11/02/2019

Ankandi u mbajt në Nuremburg, qyteti gjerman i njohur dikur peë tubimet famëkeqe hitleriane e që më pas u kthye në vendin ku udhëheqësit nazistë u gjykuan për krime lufte.

Akuzat e falsifikimit ishin ato që e dëmtuan ankandin, ndërsa vetë kryebashkiaku i qytetit Ulrich Maly e përshkroi atë si “diçka që lë shije të keqe”.

Shitja përfshiu edhe objekte që thuhet të kenë qenë në pronësi të diktatorit, ndër të cilat edhe një vazo dhe një karrige kashte, me zvastikën në krahun e saj.

Tregimi në publik i simboleve naziste është kundër ligjit në Gjermani, me përjashtimin e rasteve kur kjo bëhet ne disa kontekste si për arsye mësimore apo historike. Shtëpia e ankandit arriti të mos e shkelë ligjin duke i integruar simbolet në katalogun e saj.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart