Pika 6 e Draft-Rezolutës së dialogut: Parlamenti mund të marrë vendim për territorin


06/10/2018

Në këtë mënyrë, Rezoluta hap edhe zyrtarisht mundësinë që dikush të arrijë marrëveshje dhe për territorin dhe të njëjtën ta procedojë në Parlament, ku duhen pastaj 2/3 e deputetëve për t’u miratuar.

“….Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e 2/3 e të të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje: Territorin, paqen, aleancat, çështjet politike  e ushtarake”, thuhet në pikën 6.

Ndryshe, Kryetari i PDK’së kishte ftuar sot në takim Kryeministrin Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi, para të cilëve ka shtruar nevojën për arritjen e konsensusit mes partive politike parlamentare lidhur me Dialogun.

Partitë opozitare kishin dështuar të miratonin një rezolutë për të ndaluar Presidentit të fliste për kufijtë. Por, dështuan pasi nuk patën përkrahjen e pozitës.

Aktualisht, Qeveria e Kosovës ka themeluar një Ekip për Dialog që i prinë Fatmir Limaj. Pjesë e këtij grupi janë edhe Dardan Gashi, Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli dhe zyrtarë tjerë të pushtetit.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart