Pesë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Kenia


04/03/2019

Shërbimi Kombëtar i Policisë njoftoi përmes llogarisë zyrtare në rrjetet sociale se helikopteri është rrëzuar të dielën në mbrëmje në parkun kombëtar, afër kufirit verior me Etiopinë. Ende nuk dihet shkaktari i rrëzimit të aeroplanit.

Edhe zyrtarët amerikanë e kanë konfirmuar vdekjen e qytetarëve të tyre, duke publikuar emrat e tri prej viktimave: Anders Jesiah Burke, Brandon Howe Stapper dhe Kyle John Forti.

Shërbimi policor ka njoftuar se afër këtij helikopteri ka qenë edhe një helikopter tjetër, por që është larguar nga ishulli në mënyrë të sigurt. Mediet keniane kanë raportuar se personat e vdekur ishin turistë që kishin ardhur për ta vizituar një kamp dhe ishin duke u larguar kur ndodhi rrëzimi i helikopterit.

Parku Kombëtar i Ishullit Qendror ndodhet në një ishull të liqenit Turkana. Në këtë ishull janë tri vullkane aktive dhe në të jetojnë më së shumti krokodilë të Nilit, shkruan “The New York Time”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart