Pesë persona të vdekur nga një zjarr në Gjermani - Gazeta Express

Pesë persona të vdekur nga një zjarr në Gjermani

02/03/2019 13:59

Të paktën 5 persona humbën jetën nga shpërthimi i zjarrit në një ndërtesë në qytetin Nuremberg të Gjermanisë

Policia thotë se zjarri shpërtheu në një ndërtesë të vogël banimi. Ata konfirmuan se 5 persona e kanë humbur jetën, përfshirë një grua dhe 4 fëmijë. Katër persona të tjerë u shtruan në spital.

Arsyeja e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihet.