Përfundon takimi i Ekipit Negociator: Platforma i dërgohet Kuvendit në fundjavë


11/02/2019

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, si bashkëkryesues i ekipit për Dialogun, tha se delegacioni ka punë të përditshme për platformën.

Sipas tij, do të punohet edhe ditëve në vijim deri sa të plotësohet dokumenti për platformën e dialogut. Limaj shtoi se në momentin që përfundon platforma do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës. “

Për respekt që keni pritë. Duhet ta kuptoni që delegacioni ka punë ë përditshme me platformën.  Do kemi takime, shpresoj që nesër pasnesër ta plotësojmë dokumentin. Duhet ta kryejmë punën tonë. Nesër përsëri do punojmë. Janë disa detaje që po punojmë. Edhe paradite e pasdite nesër do punohet. Deri në fund të javës do t’i drejtohet kuvendit. Por nëse kryhet edhe nesër do ti drejtohet”, tha Limaj raporton EO.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart