Përfaqësuesi i KFOR’it deklarohet për gjendjen në Kosovë


08/09/2018

Granov deklaroi se situata në Kosovë është e qetë dhe stabile.

Tutje, ai shtoi se KFOR’i do të marrë të gjitha masat që të sigurohet një vizitë pa probleme e presidentit serb, Aleksandar Vucic në Kosovë.

I pyetur për deklaratat e Vucic’it për ndërprerjen e komunikimit me Policinië e Kosovës, ai u përgjigj duke thënë se KFOR’i nuk i komenton çështjet politike.

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, do të vizitojë Kosovë. Atij do t’i lejohet të vizitojë edhe liqenin e Ujmanit, pasi institucionet e Kosovës kanë vendosur që të kthejnë mbrapsht vendimin për moslejimin e tij për vizitën e këtij liqeni.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart