PDK uron Majlindën, ky sukses është frymëzim për të rinjtë


08/08/2016

“Suksesi
i Majlindes e bëri krenar çdo qytetar të Republikës së Kosovës,
ndërsa ngritja e flamurit të Kosovës në Rio pas këtij triumfi
shënon hap të ri për sportin dhe sportistët e vendit tonë.”
thuhet në komunikatën për media.

PDK
më tej përgëzon edhe trajnerin Driton Kuka, Ekipin olimpik dhe të
gjithë kontribuesit tjerë që Republika e Kosovës është
prezantuar në mënyrën më të mirë, në garën më të çmuar në
botë duke theksuar, ” Kjo fitore e medaljes së artë, hap
shtegun për të rinjt dhe të rejat tona dhe është frymëzim për
sportistet dhe sportistët e rinj. Kjo është edhe një dëshmi se
me përkushtim dhe angazhim mund të arrihen fitoret kulmore në
nivel botëror. Partia Demokratike e Kosovës përgëzon të gjithë
sportistët, sportdashësit dhe qytetarët për këtë sukses të
jashtëzakonshëm të sportit të vendit tonë. Majlinda ka realizuar
qëllimin e mijëra sportistëve me gjenerata të tëra, për të
qenë pjesë e Olimpiadës dhe të nderohet vendi ynë me medalje të
artë.”/Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart