PDK-ja e PSD-ja ofruan mijëra euro që t’ia merrnin Vetëvendosjes një anëtar


09/11/2018

Jashari ka thënë se për t’i testuar të dy partitë politike, ka dashur që t’ua japë një ofertë, në mënyrë që të t’i marrë paratë e që më pas përmes një paraqitje publike t’i diskreditoj përmes një konference për media, Kadri Veselin e Shpend Ahmetin, por që Albin Kurti nuk e kishte lejuar diçka të tillë.

Pa treguar se sa ka qenë shuma që ia kanë ofruar, Jashari ka thënë se shifrat kanë qenë të larta mijëra euro.

Ndryshe ai në FRONTAL ka treguar historinë e arratisjes nga burgu i Goli Otokut.

Në një rrëfim ekskluziv Jashari ka treguar se si u arratis nga qelia duke kaluar më pas në not pesë kilometra, që më pas të arrijë në Itali.

Mirëpo ish-i burgosuri politik ka thënë që ka vendosur që të kthehet sërish në burg, vetëm për të mos e përdorur emrin e Shqipërisë si mundësi për të shpëtuar./GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart