PDK gati për zgjedhjet e brendshme


19/09/2018

Ai tha se ky proces zgjedhor do të jetë tërësisht i hapur, gjithëpërfshirës, gërshetim kreativ gjeneratash dhe hapje dyersh për të gjithë ata që kanë ide dhe duan të kontribuojnë për vendin. 

Lideri i PDK-së theksoi se Dekada e Re e Pavarësisë do të flasë me zërin e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Në Këshillin Drejtues të PDK-së, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e brendshme. Ky proces zgjedhor do të jetë tërësisht i hapur, gjithëpërfshirës, gërshetim kreativ gjeneratash dhe hapje dyersh për të gjithë ata që kanë ide dhe duan të kontribuojnë për vendin. Të rinj e të vjetër së bashku me shpirtin gjithmonë të ri të PDK-së. Dekada e Re e Pavarësisë do të flasë me zërin e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart