Paul Ryan: Partia Republikane nuk është partia e një njeriu të vetëm


08/11/2016

“Donald Trump e fitoi me meritë dhe drejtësisht betejën për kandidaturën. Por, kjo nuk është partia e një personi të vetëm”, tha Ryan gjatë një interviste në WTMJ në Milliuoki kur gazetari konservator Charlie Sykes e pyeti nëse kjo ishte tashmë partia e Donald Trump.

Shanset që Trump të fitojë të martën janë përmirësuar, por vëmendje kryesore e kongresistëve me Ryan në krye është që të mos lejojnë Demokratët që të marrin kontrollin e Kongresit. Ata druhen se amerikanët për shkak të dyshimeve që kanë për Donald Trump të vendosin që për çdo rast t’ua lënë Demokratëve Kongresin.

“Si një udhëheqës partied he si zyrtari më i lartë i zgjedhur nga kjo parti, unë kam ndjerë gjithmonë përgjegjësi ndaj procesit, ndaj demokracisë, ndaj votuesit në garën brenda partisë që duhet respektuar”, tha Kryetari Ryan. “Mirëpo një njeri i vetëm nuk mund të zotërojë këtë parti. Kjo është një parti që ngrihet nga poshtë-lart, nga masat organike, bazuar në parimet konservatore.”

Trump dhe Ryan kanë pasur një marrëdhënie të vështirë gjatë gjithë vitin. Të dy e kanë kritikuar njëri-tjetrin dhe ia kanë dhënë me ngurrim mbështetjen njëri-tjetrit. Por, Ryan nuk ka guxuar të prishet me kandidatin presidencial nga frika se mos republikanët pro-Trump nuk dalin ta votojnë. Po ashtu Trump është detyruar të durojë fyerjen e hezitimit nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, nga nevoja që të ketë partinë e bashkuar mbas tij. Sidomos kur disa veteranë të partisë si ish-presidentët Bush, Mitt Romney dhe John McCain vendosën të mos e mbështesin në zgjedhjet e 8 nëntorit.

Kjo aleancë nga halli mund të mbarojë pas ditës së nesërme. (Illyria)

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart