Partia gjermane përshtat simbolin e fshehtë të nazizmit në stemën e vet


11/01/2019

Andre Poggenburg dha dorëheqje nga pozita e tij si udhëheqës rajonal i partisë “AfD” në Saksoninë lindore vitin e kaluar pasi kishte thënë se turqit janë vozitës të deveve. Ai kishte thënë se imigrantët me shtetësi të dyfishtë janë grumbuj të të pastrehëve që nuk i dëshiron në Gjermani. Poggenburgu njoftoi për dorëheqjen nga partia përmes një shkrese elektronike që ua dërgoi udhëheqësve të partisë gjatë kësaj jave.

Partia e tij e re, e quajtur “Aufbruch der deutschen Patrioten” (“Zgjimi i Patriotëve Gjermanë”), do ta përdorë si stemë një lule të kaltër me flamurin gjerman. Kjo lule e kaltër ishte përdorur si simbol i fshehtë i socialistëve nacionalistë të Austrisë para se nazistët të vinin në pushtet më 1938. Udhëheqësi i kësaj partie ka qenë edhe më herët i kritikuar për përdorimin e fjalorit me shprehje naziste, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart