
17/11/2015
Një video tregon një grumbull të shiringave të përdorura, një grup të gjilpërave të shkurtra dhe tuba plastike të shpërndara mbi tryezën e dhomës të mbushur edhe me mbeturina tjera e ku kanë qëndruar tre terroristët që tronditen Francën dhe gjithë globin me veprimin e tyre makabër.
“Daily Mail” shkruan se ekspertët mjeko-ligjorë janë duke u përpjekur për të vërtetuar nëse pjesëtarët e dyshuar të ISIS’it kanë marrë drogë para se të kryenin vrasjen dhe shpërthimin brenda një salle koncertesh në Paris, përcjell në shqip Gazeta Express.
Sipas të njëjtës media ndërkombëtare, është praktikë e zakonshme e xhihadistëve që përfshihen në sulme vetëvrasëse të marrë heroinë dhe kokainë vara se ta hedhin veten në ajër. /GazetaExpress