Palestinezët kërkojnë premtim të qartë për shtetin nga Trump


23/08/2017

Ata deklaruan se prisnin që administrata Trump të kundërshtonte kolonizimin izraelit në Territoret palestineze.

Këto dy çështje bëjnë pjesë mes pengesave kryesore në procesin e paqes izraelo-palestinez ndërprerë që prej vitit 2014.

“Drejtuesit palestinezë kërkojnë një përgjigje të qartë dhe të sinqertë nga ana e administratës mbi qëndrimin e saj përsa i përket zgjidhjes me dy shtete dhe kolonive”, deklaroi Ahmed Majdalani, anëtar i komitetit ekzekutiv i Organizatës për çlirimin e Palestinës.

“Ne nuk presim gjëra të mëdha nga kjo administratë pa angazhimin amerikan për ndërprerjen e kolonizimit dhe zgjidhjen me dy shtete, që do të thotë krijimin e një shteti palestinez që bashkëjeton me Izraelin”, shtoi ai, përcjell Atsh.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas do të presë të enjten në Ramallah në Çisjordani një delegacion të Shtëpisë së Bardhë mes të cilëve dhe Jared Kushner, këshilltar i lartë i presidentit amerikan dhe Jason Greenblatt, përfaqësues special i Trump për negociatat ndërkombëtare.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart