Pak deputetë në sallë, por seanca po vazhdon


14/09/2018

Por, edhe sot në seancë po marrin pjesë një numër i vogël deputetësh.

Dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja, kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës së djeshme.

Deputetë të Lidhjes Demokratike njoftuan sot se partia e tyre nuk merr pjesë në seancën që ishte paraparë të fillonte sot prej orës 11, transmeton Express. 

Edhe, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë për Telegrafin se deputetët e këtij subjekti nuk do të jenë të pranishëm në seancën e sotme e as në seancat e radhës, deri të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart