Padi të reja nga Beogradi, ky është kosovari që akuzohet për krime ndaj serbëve


29/01/2019

Prokuroria serbe ka ngritur dy padi të reja kundër dy të pandehurve të akuzuar për krime lufte kundër civilëve serbë në Sarajevë dhe Kosovë, ka mësuar “Tanjug” nga Gjykata e Lartë në Beograd.

Ata janë shtetasi i Bosnjës e Hercegovinës, Husein Mujanoviq, dhe Ramadan Maloni nga Kosova.

Të dy janë në paraburgim në Beograd, i përcaktuar nga vendimet e Gjykatës së Lartë të Beogradit, tha zëdhënësja Bojana Stankoviq për “Tanjug”.

Me aktakuzën e datës 25 dhjetor 2018, një shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës, Husein Mujanoviq akuzohet për krime lufte kundër civilëve serbë në Sarajevë në vitin 1992.

I pandehuri është në paraburgim nga 3 korriku 2018, tha Stankoviq, transmeton Lajmi.net.

Mujanoviq akuzohet për mbajtjen në mënyrë të paligjshme të 30 civilëve të nacionalitetit serb, si kreu i njësisë së paraburgimit të Ushtrisë Boshnjake.

Sipas aktakuzës, ai lëshoi urdhra, por edhe vetë mori pjesë në lëndimet e të burgosurve, nga të cilat shtatë serbë e humbën jetën.

Kurse, Ramadan Maloni nga Kosova, i cili është në paraburgim që nga 3 tetori i vitit të kaluar, akuzohet për aktakuzën e dytë të 27 dhjetorit 2018 për krime lufte kundër civilëve serbë, tha Bojana Stankoviç.

Sipas aktakuzës, dyshohet se ai me katër anëtarë të armatosur dhe të uniformuar të UÇK-së, në Nerodime të Epërme në komunën e Ferizajt, kanë frikësuar, fyer dhe kanë arrestuar në mënyrë të paligjshme dy civilë serbë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart