Pa fëmijën zbathur nëpër rrugë, veprimi i shoferes së autobusit për t’u admiruar


11/01/2019

Edhe pse ishte mes dhjetori, fëmija ishte duke vrapuar rrugës zbathur, ndërsa veshur kishte vetëm pelenën dhe një kostum të hollë.

Në momentin që shoferja e autobusit e pikasi në rrugë, ajo e ndaloi menjëherë automjetin dhe doli që ta merrte.

Videot e sigurisë të vendosura në autobus tregojnë sesi shoferja e quajtur, Irena Ivic, e ndaloi autobusin dhe doli me vrap për të shpëtuar fëmijën.

Pasi e solli të voglin brenda, një pasagjere hoqi pallton e saj për ta mbuluar fëmijën që po dridhej nga të ftohtët. Irena thirri policinë dhe zjarrfikësen. Në momentin që ata erdhën fëmija ishte duke fjetur në prehrin e shoferes.

Pa fëmijën zbathur nëpër rrugë, veprimi i shoferes së autobusit për t’u admiruar on Vidnews.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart