OAK-u kërkon që urgjentisht të lirohet lënda e parë për prodhuesit


07/01/2019

Arsyeja e kërkesës është ankesa e prodhuesve lidhur me lirimin nga TVSH-ja e lëndës së parë.

“Çdo fillim të vitit, prodhuesit vendor obligohen të aplikojnë në ATK për lirim nga TVSH-ja për lëndën e parë të importuar, ndërsa pas aprovimit të saj fillon edhe zbatimi në Dogana. Vitet paraprake shqyrtimi i kërkesave është bërë për një periudhë më të shkurtë kohore, gjë që nuk i ka penguar bizneset në vazhdim të prodhimit”.

“Këtë vit bizneset po përballen me probleme pasi që për shkak të mos shqyrtimit të këtyre kërkesave lënda e parë ka mbetur pa kaluar në Doganë dhe si pasojë bizneset po detyrohen të paguajnë për qëndrimin e kamionëve dhe frigoriferëve në terminale dhe po krijon edhe pengesa në prodhim”.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të merren masat e nevojshme për këtë problem.
OAK njëherësh kërkon që të përkrahen prodhuesit vendor, duke ju lejuar që të bëjnë futjen e lëndës së parë në Doganë derisa të shqyrtohen aplikacionet nga ATK-ja.

Gjithashtu, kjo odë  kërkon që kjo procedurë të hiqet ashtu që të mos obligohen bizneset të aplikojnë çdo vit.

Bëhet e ditur se kërkesa në fjalë është drejtuar edhe kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart