O’Connell takohet me ministrin e Punëve të Brendshme


05/11/2018

“Me këtë rast, ministri Mustafa dhe ambasadori O’Connell, biseduan lidhur me bashkëpunimin në mes Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar në ngritjen e vazhdimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë.

Mustafa e falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Republikës së Kosovës në shtetndërtimin e saj.

Mustafa kërkoi mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në përkrahjen e saj në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë”, thuhet në njoftimin për media.

Në anën tjetër, ambasadori Ruari O’Connell u shpreh i gatshëm që ky partneritet i mirë në mes të dyja vendeve të vazhdojë edhe më tutje, me qëllim të rritjen së nivelit të sigurisë në Republikën e Kosovës. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart