O’Connell – gjyqtarëve dhe prokurorëve: Ku është problemi që nuk po ndëshkohen krimet e rënda?


11/03/2019

Kështu tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell, në tryezën me temë “Pandëshkueshmëria e korrupsionit, rrezik për shoqërinë dhe shtetin”/ “Zgjidhja: Integritet, transparencë, llogaridhënie?”, ku u shpreh se dëshiron të jetë më i drejtpërdrejtë.

O’Conell tha se bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë në Kosovë dhe për këtë nuk mund të pranojë dështimin. Ndërkohë që parashtroi pyetje ndaj prokurorëve e gjyqtarëve se ku qëndron problemi i mosndëshkimit të krimit të rëndë në vend.

Ai theksoi se përgjegjësia bie mbi prokurorët dhe gjyqtarët, teksa shtoi se nuk janë të pranueshme justifikimet se ka mungesë të guximit apo për kapje të sistemit.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se gjetjet e IKD-së në këto vite është se korrupsioni në Kosovë është endemik.

Deputetja Albulena Haxhiu tha se korrupsion ka në çdo vend, por theksoi se në vendet e zhvilluara korrupsioni hetohet dhe luftohet.

Edhe ajo u shpreh pro vetingut, porse theksoi se këtë duhet ta bëjë vetë Kosova e jo përfaqësuesit e ambasadave. Kjo sipas saj, pasi është momenti i fundit që Kosova t’i marrë përgjegjësitë në duart e veta.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se nuk mendon se mundon vullneti politik në vend. Teksa shtoi se për vetingun duhet bërë një analizë, pasi që sipas tij nuk mundet gjithmonë Kosova të shkojë me themelimin e institucioneve. Ai tha se kanë arritur një reformim të thellë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndryshe, raporti “Pandëshkueshmëria e korrupsionit, rrezik për shoqërinë dhe shtetin”/ “Zgjidhja: Integritet, transparencë, llogaridhënie?”, flet se si prokurorët për tre vjet kanë zgjidhur raste ndaj 2 mijë e 838 personave të dyshuar për korrupsion, ku ndaj 1 mijë e 809 personave apo 64 për qind të tyre, rastet e korrupsionit mbyllen në Prokurori, pa kaluar përmes kontrollit gjyqësor.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart