O’Connell thotë se disa shtete tërhoqën njohjet e tyre për Kosovën


08/11/2018

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell, duke u përgjigjur në një pyetje të parashtruar nga një qytetar në Facebook, tha se fatkeqësisht, disa vende kanë tërhequr njohjet e tyre për shtetin e Kosovës, shkruan Lajmi.net.

“Fatekeqesisht, disa vende i kane terhjek njohjet e tyre per Kosoven. Nuk mendojme qe ka ndonje justifikim per keto veprime. Kosova i permbushe te gjitha kriteret per te qene nje shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosoven si shtet i pavarur dhe sovran”, shkruan O’Connell.

Në anën tjetër diplomacia kosovare thotë se janë propagandë serbe tërheqjet e njohjeve. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart