Nuk votohet rezoluta për dështimet në politikën e jashtme, Kuvendi shkon në pauzë


21/12/2018

Seanca e cila po kryesohej nga nënkryetari Xhavit Haliti, nisi me hedhjen në votim të projekt-rezolutës për dështimet e Qeverisë në politikën e jashtme, të propozuar nga LDK-ja dhe VV-ja.

Kjo rezolutë nuk kaloi pasi që në votim morën pjesë vetëm 40 deputetë, ku 37 ishin për dhe 3 abstenime.

Partitë opozitare nuk votuan fare. Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë se të gjitha pikat e rendit të ditës janë shqyrtuar dhe sot vetëm duhet të votohen por nëse opozita nuk dëshiron t’i votojë projektligjet, atëherë duhet t’i presin deputetët tjerë të pozitës.

Ai pastaj ka hedhur në votim projektligjin për transmetuesin publik, por nuk ishte kuorumi i duhur. Pas kësaj Haliti mori vendim që Kuvendi të shkojë në pauzë 30 minutëshe.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart