Një tërmet i ri 5 ballë godet Shkupin


11/09/2016

Një tërmet i ri është regjistruar sot rreth orës 15:10 minuta në Shkup epiqendra e të cilit ndodhet në rrethinën e kryeqytetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike të Mesdheut fuqia e tërmeti ka qenë 5 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa epiqendra 7 kilometra në lindje të Shkupit. 

Tërmeti është ndier edhe në Serbi dhe Kosovë. Dridhjet e tokës pasojnë pasi sot në mëngjes në epiqendrën e njëjtë u regjistruan dy dridhje të tokës nga Rrjeti telemetrik Sizmologjik në Republikën e Maqedonisë.

Poashtu sot rreth orës 7 të mëngjesit një tërmet me fuqi prej 4 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Shkupin dhe periferinë e tij, bëri të ditur nga Enti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS).Sipas USGS epiqendra e tërmetit ka qenë 2 kilometra në veriperëndim të fshatit Haraçinë në thellësi prej 10 kilometrash.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart