Kosovapress: Një i vdekur dhe një i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në Prishtinë


15/10/2018

Sipas këtyre burimeve, incidenti ka ndodhur pasi disa persona që ishin një veturë e zezë që ishte në kërkim nga policia, ishte duke i shitur armë një grupi tjetër dhe sapo kanë vërejtur veturën e policisë kanë filluar të shtënë drejt veturës së policisë.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur afër rrethit që lidh Prishtinën me Mitrovicën, në rrugën që shpie për në Fushë-Kosovë dhe ka vazhduar për një periudhë të gjatë, ku i vdekur ka mbetur njëri nga të dyshuarit dhe është plagosur një tjetër.

Lajmi akoma nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart