Nisma vizitë familjes Dehari, Krasniqi thotë se vdekja e Astritit na ka goditur (Foto)


10/11/2016

Zyra për media njofton se kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, tha se vdekja tragjike e Astrit Deharit, na ka goditur jashtëzakonisht shumë, saqë nuk gjejmë dot fjalë për të përshkruar trishtimin që përjetuam.

Krasniqi tha se në këto momente të rënda, me mendje dhe zemër jemi pranë prindërve të Astritit, veprimtarëve të palodhur të çështjes kombëtare, Avniut dhe Xhemiles.

Ndërsa, Familja Dehari ka falënderuar delegacionin e “Nismës” për vizitën. Prindërit e Astritit thanë se në këto ditë të rënda, çdo vizitë e mesazh ngushëllues është lehtësim për ta.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart