Nisin paralajmërimet e Vetëvendosjes për protesta – përdorin si shkas rastin e Astrit Deharit


13/11/2016

Në këtë mënyrë, Hoxha ka shkruar se pavarësisht se kanë kaluar më shumë se një javë ende s’ka asnjë dorëheqje as shkarkim lidhur me vdekjen e Astritit.

“Kaluan 1 jave asnje doreheqje, asnje shkarkim, asnje suspendim. A duhet domosdoshmerisht me u kerleshe ne rruge per me dhene pergjegjesi a?”, ka pyetur Hoxha.

Astrit Dehari ka ndërruar jetë javën e kaluar dhe vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë. Ende s’ka raport zyrtar nga Mjekësia Ligjore dhe as kualifikim të vdekjes së tij nga Prokuroria e Shtetit, shkruan Express.

Astrit Dehari ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ishte arrestuar nën dyshimin se kishte kryer sulm terrorist mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me pesë aktivistë të tjerë të Partisë së Albin Kurtit. Prokuroria ende s’ka dhënë detaje se deri ku ka shkuar ky rast dhe as nëse do të pushohen hetimet ndaj të dyshuarve për sulm ndaj Kuvendit.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart