​Nishani në Kalabri: Arbëreshët, simbol i identitetit europian të kombit shqiptar


08/04/2015

Në ndalesën e parë në Firmo, kreu i shtetit i cilësoi arbëreshët e Italisë simbol i identitetit europian të kombit shqiptar.

“Arbëreshët e Italisë” theksoi Kreu i Shtetit “përmes figurave të shquara si Jeronim De Rada e Zef Serembe i kanë dhënë Evropës në kohën që jetuan e punuan atë çka janë shqiptarët.

“Shqipëria ju detyrohet jo vetëm për atë që keni bërë, por edhe për kohën kur nisën ta bënit këtë gjë, në ato momente të vështira për mëmëdheun. Sipërmarrja e vështirë, por jo e pamundur e shpirtit tuaj në historinë politike të një vendi, përbëhet pikërisht nga jeta, kontributi, veçantitë dhe ngjarjet e atyre që shërbyen për t’ia ruajtur dhe për t’ia pasuruar kombit tonë të pavdekshëm thesarin kulturor, gjuhësor dhe artistik përgjatë periudhave të tilla”, tha Nishani.

Kreut të Shtetit u ndal edhe në Frashineto ku kreu i Shtetit ka vlerësuar rolin e drejtuesve fetarë, por edhe të mësuesve e lëvruesve të gjuhës shqipe.

Dita e parë e vizitës së Presidentit Nishani në Kalabri u përmbyll me një përshëndetje në kishën e Spezzano Albanese.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart