Nis tërheqja e trupave amerikane nga Siria


11/01/2019

Koloneli Sean Ryan tha se “procesi i tërheqjes sonë të kujdesshme nga Siria ka nisur”, edhe pse nuk dha detaje specifike.

“Për shkak të shqetësimit për sigurinë operacionale, nuk do të diskutojmë për kohën specifike, vendndodhjen apo lëvizjen e trupave”, tha Ryan.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se koalicioni ka nisur ta ulë praninë në aeroportin Rmeilan, në provincën verilindore të Sirisë, Hasakeh.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar më 19 dhjetor se do të bëjë tërheqjen e të 2,000 trupave amerikane nga Siria.

Njoftimi i tij i ka befasuar aleatët dhe është kritikuar brenda administratës.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart