Kthehu lart

Zhdukja e mistershme e skafistit vlonjat, Artan Hoxha flet për 200 mijë euro droge!

Zhdukja e mistershme e skafistit vlonjat, Artan Hoxha flet për 200 mijë euro droge! GazetaExpress

Bëhet publike foto e Marjo Metushajt, i riu që është zhdukur në Vlorë më 16 qershor të vitit 2017.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha, i cili ka siguruar videon, ka thënë në Repolitix se Metushaj kishte bërë 7 rrugë drejt Italisë me kanabis dhe një grup kriminal i detyrohej një sasi parash rreth 200 mijë euro.

"Marjo Metushaj, i zhdukur më 16 qershor të vitit 2017. Ka punuar si skafist, nuk është paguar për 7 rrugët që ka bërë. Shuma që i takonte është 200 mijë euro. Ditën kur u zhduk, i ishte premtuar se do të merrte shumën e parave që i detyroheshin, një dyqan lokal dhe një shumë parash. Ka shkuar për të marrë këtë gjë dhe nga ai moment nuk ka asnjë informacion për Marjo Metushajn", tha Artan Hoxha.

Marjo Metushaj, është zhdukur më 16 qershor 2017 duke thënë se do të ikte në Fier ku do të takonte një shokun e tij pasi kishte punë deri në Seman. Kur e ëma kishte pyetur djalin e vogël të Marios ai i ka thënë se i ati iku me një shok me makinë. Ka marrë në telefon por numrat e Marios kanë dalë të fikur. Në qytetin e Vlorës janë zhdukur disa persona, mes tyre Albano Xhaferri e Ervis Troqe.

    Data: 12 Shtator 2018 23:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera