Kthehu lart

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Pukë

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Pukë GazetaExpress

Policia e Pukës ka identifikuar autorin e vrasjes së 30-vjeçarit Petrit Biba mbrëmjen e së premtes në fshatin Vrithë.

ABC News raporton se autori i dyshuar është Enderis Dodaj 25 vjeç, i cili vijon të jetë në kërkim nga autoritetet.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia. Viktima dhe autori kanë qenë duke luajtur me pistoletë dhe arma u shkrep duke lënë të vdekur 30-vjeçarin. Viktima mbeti fillimisht i plagosur, por ndërroi jetë në spital.

    Data: 09 Shkurt 2019 10:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera