Xhafaj: “Bajrat” me influencë shtetërore, kishin ndikim edhe në polici

​ Grupi kriminal “Bajri” nga Shkodra, i cili u shkaterrua se fundmi nga policia e shtetit, ka pasur influence te rendesishme politike por edhe ne policine e Shkodres.

GazetaExpress

Deklarata u be nga ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj ne "Real Story" ne Vizion Plus.

 “Ky grup ka pasur influence shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici. Në kohët e fundit ne kemi punuar shumë që tia heqim këto influence.

Gjej rastin te përshendës prokuroret e kësaj cështje për kurajon sepse kanë qënë mes dy zjarresh. Nga njëra anë për presionin që kanë nga këto grupe dhe së dyti edhe nga sulmet e opozites,.

Është anormale që në momentin që në kryesojmë nje operacion për të goditur krimin, mesazhi i parë i shkojnë njerëzve me influence ne politike.

Na jane dashur per të tëra përgjimesh dhe hetimesh për të siguruar prova të mjaftueshme për këtë grup. Duhet të ishim të kujdesshëm në këtë drejtim prandaj e zgjatëm punën për këtë grup në 6 muaj.”, tha Xhafaj.

Xhafaj renditi tipologjine e grupit "Bajri" te cilin e konsideroi nder 6-7 me te rrezikshmit ne vend dhe shume te dhunshem e agresiv sidomos me rivalet e vet.
 
"Kur flasim për grupe duhet të dimë që për policine dhe prokurorine që merren me hetimin e tyre nuk ësëhtë punë e lehte, është proces i vështirë, gjurmimesh e ndjekjesh.Në rastin konkret, grupi “Bajri”, ka së paku që 6 muaj që është nën proces intesiv ndjekjeje nga task forca e policisë së shtetit sepse është një nga ato grupe që është të listuara tek forca e ligjit për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore. Konkretisht nga muaji shkurt nga nisur hetimet ndaj këtij grupi dhe mbledhjen e provave. Është një ndër grupet që operojnë në Shkodër, një ndër 6-7 grupet më të rrezikshme në shkallë vendi dhe ndër më të fortet në veri.

Është një grup i mirestruktuar kriminal me bazë lidhje të forta familjare e krahinore
Ka shtrirje ndër vite që nga 1996-1997, dhe vit pas viti anëtarët kanë ushtruar veoprimtari të rregullt krimiale në Shkodër dhe jashtë këtij qyteti. Një karakteristike tjetër është lidhja me grupet e tjera kriminale që janë grupe të rëndësishme të cilat po hetohen nga task forca jonë në Elbasan dhe një qytet tjetër. Shtrirja e aktivitetit të grupit ose kupola e saj në Holande dhe Belgjike. Është një grup shumë i dhunshëm, përdor dhunën ekstreme ndaj rivaleve dhe viktimave. Akuzohet për disa vepra penale, trafik droge, qëniesh njerëzore, vrasje, përdhunimë dhe vënie eksplozivi. Të gjitha këto e përcaktojnë këtë grup, me rrezikshmeri të lartë shoqërore" tha Xhafaj

Ministri i Puneve te Brendshme tha se jane 9 grupe kriminale te goditura ne vitin e fundit. Me konkretisht ne qytetin e Fierit ai shtoi se nga 4 grupe te evidenuara nga task forca operacionale, deri tani jane shkaterruar dy grupe.

Të tjera

Lajmet e fundit