Kthehu lart

Vrasja e 35 vjeçarit në Korçë, zbulohet emri i autorit të dyshuar

Vrasja e 35 vjeçarit në Korçë, zbulohet emri i autorit të dyshuar GazetaExpress

Një vrasje tronditi Korçën mbrëmjen e djeshme.

35 vjeçari Altin Balliu u qëllua me armë zjarri gjatë një sherri në lokal.

Mësohet se mëngjesin e sotëm policia ka shoqëruar rreth 20 persona, ndërsa si autor i dyshuar i ngjarjes është Olger Mustafaraj.

Blutë e Korçës raportojnë se viktima ka qenë brenda një lokali, bashkë me disa persona të tjerë.

Ndërsa fillimisht sherri ka nisur verbalisht në tavolinën ku ndodhej autori. Pas disa minutash dy personat janë përleshur fizikisht dhe kanë dalë jashtë.

Balliu është qëlluar me armë zjarri me një plumb në sy, duke i shkaktuar edhe vdekjen./Express

    Data: 18 Janar 2019 10:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera