Kthehu lart

Video pa “filtër qeveritar!” Rama vërdalliset si “lypës” në pritje të ndonjë takimi për kamerat!

Video pa “filtër qeveritar!” Rama vërdalliset si “lypës” në pritje të ndonjë takimi për kamerat! GazetaExpress

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama ka udhëtuar anembanë Evropës në takime të rëndësishme, fillimisht në Londër e më pas në Bruksel (në samitin e NATO-s), atje ku ishin mbledhur disa nga liderët më të rëndësishëm të globit, përfshi dhe Presidentin e SHBA-ve Donald Trump.

Këtë të enjte vetë Rama publikoi një video ku dukej se po fliste me Trump, teksa Presidenti i SHBA-ve dukshëm nuk po i kushtonte rëndësi fjalëve të kryeministrit. Në video Rama ishte thuajse gjunjëzuar në përpjekje për t’i folur Trump-it.

Por teksa kjo video ishte hedhur nga vetë duart e Ramës për të dhënë imazhin se vetë Trump dëgjon fjalët e mençura të kryeministrit shqiptar, një tjetër video e publikuar nga Politiko.al, tregon të vërtetën... pa “filtër qeveritar”.

Video e mëposhte e publikuar nga Politiko, jep dimensionin e “pasheqerosur” të kryeministrit shqiptar, i cili ka një kujdes aq të madh për imazhin mediatik, saqë shkon nëpër takime të rëndësishme me atlete, me shpresën se do të bëhet lajm i mediave të mëdha.

Pamjet e mëposhtme flasin qartë për një tjetër imazh, kryeministrin shqiptar që shikon me padurim “prenë” që ai duhet të kapë për të dalë i buzëqeshur përpara kameras, që më tutje imazhet e takimeve t’i paraqiten publikut e në rradhë të parë medias.

(Në video Rama sheh në sy Presidentin francez Macron, i cili pasi takon kryeministrin belg, nuk i flet kryeministrit shqiptar).

Videon e ka komentuar dhe politika. Zvkryetari i LSI-së Luan Rama shkruan se kryeministri duket si një lypës shikimesh, në pritje që të takojë liderët e tjerë botërorë.

Postimi i Luan Ramës:

I padinjitet!

Vjen vërdallë nëpër sallë e pret që ndokush ta shohë, ta përshëndesë apo në një rast fatlum t’i japë dorën.

Eshtë Kryeministri i vendit tim, është ai “që magjepsi Parisin!” siç kumtoi gjithë pathos e emocion një ish studentja e tij, Ornela Vorpsi më dukej se quhet, që po “magjeps” edhe sallën ku janë mbledhur presidentë e kryeministra të vendeve anëtare të NATO-s!

I padinjitet, qesharak, “lypës” shikimesh deri në neveri!

Shikoni videon në vijim dhe jini krenarë për të!/Gazeta Express

    Data: 12 Korrik 2018 22:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera