Kthehu lart

“Vetë Ardi Veliu më mori me makinë”, pyetet sot Fredi Alizoti

“Vetë Ardi Veliu më mori me makinë”, pyetet sot Fredi Alizoti GazetaExpress

Gjatë ditës së sotme prokuroria do të marrë në pyetje Fredi Alizotin, i cili shfaqet në një video ku akuzon drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun, që sipas tij e shoqëroi me makinë pranë organit të akuzës për të dhënë llogari për dosjen ‘Babalja’.

Video në fjalë u publikua nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili po ashtu po hetohet për ‘kallëzim të rremë’ nga ana e prokurorisë.

Alizoti do të thirret në orën 12:00 pranë organit të akuzës, ku do të japë shpjegime për dëshminë në video.

Alizoti dyshohet se imitoi zërin e vëllait të ministrit, Agron Xhafajt, ndaj edhe prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për të, pasi ai akuzohet për “Kallëzim të rremë”.

    Data: 11 Tetor 2018 10:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera