Kthehu lart

Ulje drastike e temperaturave në Korçë, bora shkon 70 cm deri në 2 metra

Ulje drastike e temperaturave në Korçë, bora shkon 70 cm deri në 2 metra GazetaExpress

Ulen ndjeshem temperaturat ne qarkun e Korces duke shkuar deri ne -15° C, cka ka sjelle ngrica ne akset rrugore e sidomos ato rurale. Megjithate te gjitha akset rrugore nacionale jane te qarkullueshme normalisht pa qene nevoja per perdorimin e zinxhireve.

Kjo behet e ditur nga pergjegjesi i Sektorit Rajonal Rrugor ne Korce Gentian Pere i cili thote per VizionPlus se gjate gjithe kohes jane pastruar dhe kriposur te gjitha akset perfshi edhe ate Boboshtice Dardhe duke bere te mundur qarkullimin pa zinxhire. Me e veshtire situata paraqitet ne zonat rurale te te gjithe qarkut e sidomos ne ato te thella.

Sipas kryetarit te bashkise se Maliqit Gezim Topciu vazhdojne te mbeten te bllokuara fshatrat e njesive Gore e Moglice, ku ne disa prej tyre ka edhe probleme me energjine elektrike.

Aktualisht eshte duke u punuar per hapjen e rrugeve te Strelces e Mesmalit, por me mjaft veshtiresi per shkak te trashesise se bores qe shkon ne 70 cm. Topciu ben te ditur se ne pjesen me te madhe te fshatrave te fushes qarkullohet dhe ne disa prej tyre me zinxhire.

Ne bashkine e Korces sipas drejtorit te Ndermarrjes se Sherbimeve Publike, Ilir Dinellari vazhdon te jete i bllokuar fshati Panarit ku bora ka shkuar ne rreth 2 m, ndersa jane te hapura te gjitha akset e njesive administrative ku qarkullimi kryhet normalisht, pervec Lekasit ku duhet te levizet me zinxhire.

E rende eshte situata ne 4 njesi administrative te Pogradecit, Dardhas, Trebinje, Velcan e Proptisht te cilat jane te bllokuara, ose me veshtiresi te shumta ne qarkullim. E bllokuar eshte edhe zona e Devollit te Siperm si dhe fshatrat e thelle te Bashkive Kolonje e Pustec.

    Data: 12 Janar 2019 14:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera