Kthehu lart

U ngujuan për mëse një muaj, studentët e juridikut mbyllin grevën në fakultet

U ngujuan për mëse një muaj, studentët e juridikut mbyllin grevën në fakultet GazetaExpress

Ashtu siç edhe u paralajmërua, studentët i kanë dhënë fund ngujimit të tyre në ambientet e fakultetit të Juridikut.

Këtë të hënë ata kanë liruar ambientet dhe barrikadat e vendosura në hyrje të fakultetit, një vendim që vjen në prag të sezonit të provimeve dhe pas kërkesës së bërë nga senati akademik.

“Vendosëm që shkolla të hapet me dëshirën e shumicës, por protesta nuk ka mbaruar. Do fillojë sërish por le të jetë një kohë reflektimi për të gjithë.”-tha një student./Express


    Data: 11 Shkurt 2019 20:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera