Kthehu lart

Tjetër zhdukje në Shkodër, i riu humb gjurmët në mënyrë të mistershme

Tjetër zhdukje në Shkodër, i riu humb gjurmët në mënyrë të mistershme GazetaExpress

Një tjetër rast i humbjes së personave është regjistruar në Shkodër, kësaj here në fshatin Naraç të Vaut të Dejës.

Fjala është për një 29 vjeçar i identifikuar me inicialet A.D. I riu është larguar dy ditë më parë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e shqetësuar kanë kryer denoncimin në polici ditën e djeshme, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për të riun.

“Më datë 11.09.2018, shtetasi N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa djali A. D., 29 vjeç, që më datën 10.09.2018. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, njofton policia.

Kujtojmë se rasti në fjalë është i disati në kohët e fundit në Shkodër. Qyteti verior është prekur ndjeshëm nga vrasjet dhe ekzekutimet mafioze në javët e fundit, por edhe nga të zhdukurit e shumtë./Gazeta Express

    Data: 12 Shtator 2018 21:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera