Kthehu lart

"Sollën arkivolin atje?!" Gjimnazi shqiptar kthehet në vend ku zhvillohen morte ose dasma!

"Sollën arkivolin atje?!" Gjimnazi shqiptar kthehet në vend ku zhvillohen morte ose dasma! GazetaExpress

Në Shkollën e Mesme të Bashkuar, në Gjergjovinë të Gramshit, shkurtohen orët e mësimit sa herë ka ceremoni mortore ose dasma në fshat. Drekat dhe darkat shtrohet në ambientet e brendshme të shkollës, duke u mohuar mësimin nxënësve.



Drejtoresha e shkollës urdhëron shkurtimin e orëve të mësimit, duke i kthyer ambientet e shkollës në lokal për zhvillimin e ceremonive mortore dhe dasmave. Gjithçka ka ndodhur me nismën e saj, duke mos marrë leje as në Zyrën Arsimore të Gramshit.

Pas denoncimit të faktit, Zyra Arsimore e Gramshit ngriti menjëherë komision për të marrë masa ndaj drejtoreshës.

“Fiks Fare”, pas denoncimit të rastit nga banorët e fshatit, të cilët dërguan edhe një video nga ceremonia e fundit mortore e zhvilluar në shkollë, udhëtoi pikërisht në fshatin Gjergjovinë, për të vërtetuar pamjet që kishin mbërritur në redaksi.


Gazetarët kontaktuan fillimisht me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, të cilët në bisedë me ta kanë treguar se ditën e zhvillimit të ceremonisë mortore të njërit prej banorëve të zonës, që kishte ndërruar jetë para një jave, ishin shkurtuar orët e mësimit për t’u zhvilluar në ambientet e shkollës dreka e vakisë.

Këtë vendim e kishte marrë drejtoresha e shkollës, për të kryer më pas edhe ritet mortore.

Po kështu, janë banorët e fshatit Gjergjovinë, të cilët tregojnë se “jo vetëm para një jave, por në shumicën e rasteve, ceremonitë mortore zhvillohen në ambientet e shkollës”. Gjithashtu, sipas banorëve, në këtë shkollë zhvillohen edhe dasma, e sipas tyre kjo është një traditë e hershme e fshatit.


Drejtoresha e shkollës, në ballafaqimin me gazetarët pranoi se ka dhënë leje për këtë ceremoni, e po ashtu ajo thotë se e di që është shkelje.

“Është traditë prej kohësh që në këtë shkollë bëhen ceremoni të tilla. Unë dhashë leje, e di që bëra shkelje, por përgjegjësi i ZA-së më tha që të vendos unë, pasi e mora në telefon dhe e pyeta”, u shpreh drejtoresha e shkollës.

Të kundërtën iu tha gazetarëve përgjegjësi i ZA-së së Gramshit. Ai mohoi atë që tha drejtoresha e shkollës. “Nuk i kam dhënë leje, i kam thënë është e ndaluar. Kjo që ka bërë është shkelje e rëndë. Është skandal”, thotë përgjegjësi i ZA-së së Gramshit.

Ndërkohë, ai tha për gazetarët e “Fiksit” se do të ngrihet menjëherë një komision vlerësimi për drejtoreshën dhe do të nisë marrja e masave administrative.

Bisedat me nxënësit, banorët dhe drejtoreshën e shkollës

Fiksi: Ceremoninë mortore tek shkolla e ka bërë?

Nxënësja: Po

Fiksi: E bëtë pushim atë ditë mo?

Nxënësja: Bëmë pak mësim dhe ikëm.

Fiksi: Më falni ky që ka vdekur para 1 jave, që e ka bërë ceremoninë tek shkolla, ku e ka shtëpinë si vend? Se më thanë diku këtu prandaj.

Nxënësi: Tek ajo shpija e vjetër atje.

Fiksi: sepse ka bërë ceremoninë, a e ka bërë tek shkolla ?

Nxënësi: Po e kuptova.

Fiksi: Ju e keni bërë pushim atë ditë apo mësim?

Nxënësi: Jo deri në orën 12 kemi patur mësim.

Fiksi: Pastaj e bënë aty ceremoninë mortore?

Nxënësi: Po


Fiksi: Sollën arkivolin atje?

Nxënësi: Jo jo, vetëm për njerëzit që hëngrën drekën.

Fiksi: Ceremoninë mortore tek shkolla e bëri?

Nxënësja 1: Po, drekën,

Fiksi: drekën. Shkurtuat orët apo si e bëtë?

Nxënësja 1 : i shkurtuam.

Fiksi: Ceremoninë mortore tek shkolla e kan bërë

Banor: Po kështu e bëjnë të gjithë ata.

Fiksi: Në shkollë ë?

Banor: Atje në koridor.

Fiksi: Ku e ka bërë ceremoninë mortore tek shkolla?

Banorja: Tek shkolla bënë adetin ata, asetin e asaja, drekën. Drekën hëngrëm tek shkolla.

Fiksi: Shumë mirë që ju lënë. E bëjnë vazhdimisht këtë ceremoninë mortore aty?

Banorja: Jo, jo vazhdimisht janë ca raste.

Fiksi: Po tek shkolla kanë bërë ceremoninë mortore?

Banori 1: Po

Fiksi: Shyqyr që ju kan lënë të paktën.

Banori 1: Po shyqyr dhe na kan zgjidh hall. Edhe për të mirë po të kesh rast.

Fiksi: Dasma bëhen këtu?

Banori 1: Po , po të bësh, bën. Bëjnë, bëjnë.

Fiksi: Po flas kanë bërë dhe këtu.

Banori 1: kanë bërë, kanë bërë.

Fiksi: Më thanë e kan bërë ceremoninë mortore tek shkolla, më thanë.

Banori 2: Po, po

Fiksi: Sa mirë që ju lënë.

Banori 2: e?

Fiksi: Sa mirë që ju lënë se në Tiranë nuk të lë njeri të bësh në shkollë.

Banori 2: Epo morëm në telefon, qysh tha ai i morëm masat përpara. Ku të vije? Të vije në Gramsh? Nuk ta leverdisin vetëm autobuzat?

Fiksi: Po mirë që ju lënë ti bëni të paktën.

Banori 2: Jo jo jo kështu i kemi patur edhe më përpara.

Fiksi: Janë bërë vazhdimisht tek shkolla?

Banori 2: Po, po

Fiksi: Po kshu dasma?

Banori 2: Dasmat më përpara atje i bënim, tani i bëjmë në qytet.

Fiksi: Se më than e ka bër tek shkolla ceremonin mortore

Drejtoresha: Shkolla ishte ditë pushimi atë ditë./tch

    Data: 11 Shkurt 2019 21:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera