Kthehu lart

Skandali me unazën e re, si justifikohet Rama

Skandali me unazën e re, si justifikohet Rama GazetaExpress

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ me Arian Canin, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për tenderin e Unëzës së re si dhe kompaninë “DH Albania”, e cila ka falsifikuar dokumentet.

Rama tha se qeveria dhe Damian Gjiknuri nuk kanë asnjë lidhje me falsifikimin dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësinë për falsifikime që ndodhin në çdo vend. Rama tha se qeveria ka reaguar menjëherë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

“Qeveritë, organizatat, komunitetet, familjet, nuk mbajnë përgjegjësi për gjëra që ndodhin për një arsye apo tjetër, por për mënyrën si reagojnë ndaj gjërave. 

Reagimi ynë dhe i Gjiknurit, tregon se vërtet pati një procedurë të falsifikuar nga një kompani por qeveria mori iniciativën për t’i shkuar deri në fund. 

Shyqyr që heton edhe FBI, që të bëhet transparencë e plotë dhe kush është përgjegjës të shkojë aty ku e meriton, por Gjiknuri ka reaguar në mënyrë imediate me partnerët amerikanë”- tha Rama.

    Data: 11 Janar 2019 22:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera