Kthehu lart

“Shqipëria mund të përballojë 600 mijë refugjatë!” MB sqaron deklaratën e Zv.Ministrit

“Shqipëria mund të përballojë 600 mijë refugjatë!” MB sqaron deklaratën e Zv.Ministrit GazetaExpress

Ministria e Brendshme ka sqaruar këtë të mërkurë deklaratën e Zv.Ministrit të Brendshëm Julian Hodaj, i cili në një intervistë për median gjermane ZDF tha se Shqipëria mund të përballojë deri në 600 mijë refugjatë, ashtu siç edhe ka treguar rasti në fund të viteve 90’ kur qindra mijërqa shtetas kosovarë u strehuan në Shqipëri.

Deklarata e Hodajt vjen në një moment kur në shumë media të huaja është duke qarkulluar shumë e më shumë lajmi se Shqipëria mund të jetë një nga vendet potenciale që mund të shërbejë si një “parking” për emigrantët që kërkojnë strehim në Evropë.

Ministria e Brendshme në njoftim sqaron kështu deklaratën e Hodajt:

Nisur nga jehona mediatike e një kronike televizive të rrjetit gjerman ZDF, në datë 19.06.2018, me qëllim evitimin e spekulimeve dhe keqpërdorimeve të përmbajtjes së kësaj kronike, Ministria e Brendshme sqaron se:

- Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë.

- Thëniet e zv.ministrit Julian Hodaj, të cituara në kronikë janë përgjigjja e një pyetje konkrete:

“Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?”

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është ajo që citohet: “Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca”.

Pra përgjigjja lidhet me një situatë hipotetike humanitare emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri./Gazeta Express

    Data: 20 Qershor 2018 13:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera