Kthehu lart

Shpërthimi në Paris, reagon ministri ende në detyrë Bushati

Shpërthimi në Paris, reagon ministri ende në detyrë Bushati GazetaExpress

Ministri ende në detyrë i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Paris ku gjetën vdekjen 4 persona dhe 47 të tjerë u plagosën.

 "Trishtim dhe solidaritet i të gjithë shqiptarëve me parisienët dhe familjet e viktimave të zjarrfikësve nga shpërthimi i tmerrshëm i këtij mëngjesi në Paris", shkruan Bushati.

Shpërthimi i fuqishëm I ditës së sotme ndodhi në një furrë buke në qendër të Parisi, jo shumë larg teatrit Folie Bergere si pasojë e rrjedhjes së gazit në furrën e  bukës./Gazeta Express/

    Data: 12 Janar 2019 15:48
    Autori: GazetaExpress