Kthehu lart

Sherr mes vëllezërve në Tiranë, njëri përfundon në spital

Sherr mes vëllezërve në Tiranë, njëri përfundon në spital GazetaExpress

Mesditën e sotme një konflikt midis dy vëllezërve ka përfunduar me përdorimin e thikave ku një prej tyre ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën "Meme Meto" në Tiranë, rreth orës 11:54, ku dy vëllezër për motive të dobëta janë konfliktuar midis tyre.

Gjatë konfliktit shtetasi I. X., ka qëlluar në trup me mjet prerës, vëllain e tij, shtetasin A. X.

I dëmtuari A. X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës.

    Data: 14 Gusht 2018 19:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera