Kthehu lart

Ruçi flet për vettingun në politikë: Ka ardhur në Kuvend. Herët për të thënë nëse “kalon”

Ruçi flet për vettingun në politikë: Ka ardhur në Kuvend. Herët për të thënë nëse “kalon” GazetaExpress

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka folur për herë të parë nga Fieri për propozimin e opozitës për vetting të politikanëve.

Kryeparlamentari është shprehur se drafti tashmë ka ardhur në Kuvend dhe ka hyrë në faqen zyrtare. Por pavarësisht kësaj, Ruçi është treguar i kujdesshëm duke e lënë të hapur mundësinë e rrëzimit të draftit që në komisionet parlamentare, duke thënë se është herët për të dhënë verdikt nëse ligji miratohet apo jo.

“Ka ditë që ky draft është paraqitur. Sipas procedurave parlamentare, dje ka qenë afati për të njoftuar seancën e parlamentit. Është futur në programin e Kuvendit. Është botuar në faqen e Kuvendit. Pas dy jave nga data e depozitimit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve që do të bëjë një program për njohjen, diskutimin dhe për materialin dhe më pas do të çohet për diskutim. Do të miratohet apo jo, është shumë shpejt për të dhënë unë verdiktin”, tha Ruçi.

Kujtojmë se pavarësisht “pranimit” të Ramës për një vetting në politikë, nga ana thuajse të gjithë eksponentët e PS-së kanë dalë hapur kundër këtij ligji, duke u shprehur njëzëri se kërkon të dublojë e bllokojë reformën në drejtësi./Gazeta Express

    Data: 14 Shtator 2018 11:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera