Kthehu lart

Rama vijon sulmet ndaj Metës: Ti e ke marrë brenda disa orëve certifikatën e Sigurisë

Rama vijon sulmet ndaj Metës: Ti e ke marrë brenda disa orëve certifikatën e Sigurisë GazetaExpress

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet me sulme ndaj Presidentin Ilir Meta mbi mos dekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm.

Duke komentuar faktin se Gent Cakaj e ka marrë certifikatën e Sigurisë brenda 24 orëve Rama u shpreh se Meta kur ishte kryetar i Kuvendit e mori për vetëm disa orë.

“Së pari unë i kërkoj sinqerisht publikut mos ta marri seriozisht këtë status. Ose faqen zyrtare të Metës e kontrollon Doktoresha dhe ka shkruar për të, ose Iliri është në atë gjendje që e ka parë edhe më parë publiku, që i bën thirrje popullit të marri armët sepse i hap gropën vetes me vendime irracionale dhe futet në atë situatë sa nuk duhet të merret seriozisht.

Në vitin 2016 Ilir Meta e mori certifikatën e sigurisë brenda pak orësh për një aktivitet ku duhet të shkonte. Certifikata e sigurisë i jepet një personi që ka në posedim një dokument të klasifikuar dhe për sa kohë ai person nuk ka këtë dokument, nuk ka pse e do. Presidenti i Republikës ndalohet të ketë opinione, domethënë mund të ketë opinione, por jo për dekretimin e Presidentit.  Kjo është e rëndësishme pse Ilir Meta po e sfidon në mënyrë të përsëritur Kushtetutën. Meta ka vendosur se duke qenë në një trend papërgjegjshmërie, t’i thotë Kushtetutës, jam unë pa je ti. Zgjedhja e ministrave është tagër i kryeministrit sepse vendimi i tij është mishërimi i opinionit të shumicës së popullit dhe puna e Ilir Metës është thjesht dekretimi. Unë nuk e dua një konflikt institucional.

 Në këtë rast e kam thyer heshtjen time sepse në këtë moment Ilir Meta është angazhuar në një krim ndaj diturisë, ndaj pastërtisë, ndaj një djali që mund të imitoj gjykime pozitive e negative ndaj opinionit publik, por nuk meriton njollosjen e qëllimshme të Metës e të tjerëve duke e përdorur si mish për tokë kundër Presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë. Po përdor një  rrugë  antishqiptare, sipas së cilës, kush mendoka kundra si unë, përbëka një rrezik. Meta e ka shkelur kushtetutën me mosdekretimin e Lleshajt, me rikthimin e ligjeve në Kuvend sepse e ka humbur betejën politike”, tha Rama në Zonë e Lirë.

    Data: 11 Janar 2019 21:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera