Kthehu lart

“PS u mundua ta luftojë korrupsionin, por Rama e ktheu vendin më keq se në kohën e Berishës”

“PS u mundua ta luftojë korrupsionin, por Rama e ktheu vendin më keq se në kohën e Berishës” GazetaExpress

Partia Socialiste e vitit 2013 tentoi dhe luftoi të bëjë realitet programin me të cilin erdhi në zgjedhje, e veçanërisht atë të frenimit të pandëshkueshmërisë.

Kjo ishte deklarata e ish deputetes së PS-së Arta Dade, e cila u shpreh se fatkeqësisht nën sundimin e Ramës, vendi është kthyer në një kohë shumë më të keqe se ajo e trashëguar nga koha e Berishës. E ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Dade deklaroi se tashmë ka kohë që nuk luftohet fenomeni i korrupsionit në qeverisje, por përkundrazi.

Arta Dade: Në 2013-ën kishim kolegë deputetë që u munduam të realizonim pjesë të programit tonë. Rama tentoi të krijojë një model të vetin që për mendimin tim rezultoi i dështuar. Mjaft pjesë të programit janë të papërmbushuara. Ka fituar zgjedhjet duke premtuar se do heqim dorë nga kultura e pandëshkueshmërisë. Dhe pandëshkueshmëria vijon si në kohën e Berishës. Skandalet janë më të mëdha që kanë ndodhur se në të kaluarën", tha ajo. 

Ish deputetja u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të largohet për t’i hapur rrugë një tjetër qeverisje.

 "Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze. Jam për një qeveri socialiste dhe nuk bie dakord me tezën që Rama e përdor shpesh edhe nëpër blogje që e vetmja alternativë është Edi Rama, ose Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nuk është e vërtetë. PS ka plot alternativa qeverisëse. Jam për procese në parti. Ka edhe nga të rinjtë, por edhe nga ata me përvojë. Unë çuditem pse kanë heshtur. PS i ka të gjitha kapacitetet që të reformohet", tha Dade./Express

    Data: 11 Shkurt 2019 23:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera