Kthehu lart

Protesta e studentëve, Nikolla pranon takimin... ndërkohë shikoni frikën e Edi Ramës

Protesta e studentëve, Nikolla pranon takimin... ndërkohë shikoni frikën e Edi Ramës GazetaExpress

Në ditën e tretë të protestave masive të studentëve shqiptarë, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka pranuar t’i takojë ata për të dëgjuar 3 kërkesat e paplotësuara të tyre, përfshi këtu dhe përgjysmimin e tarifës vjetore të shkollimit.

Në një nga aktivitetet në Kuvend, Lindita Nikolla tha se është gati të takohet me studentët kudo që ata duan, por se nuk do të ishte etike që ajo të shkonte në shesh. 

“Jam e gatshme të takohem kudo me studentët, por nuk është etike që unë të shkoj në shesh tek ata”, ka deklaruar Nikolla.

Kjo është “zbythja” e dytë në dy ditë rradhazi nga ana e qeverisë.

Por një tjetër skenar është parë këtë të premte atje ku është kolltuku i kryeministrit, në qendër të Tiranës. Në ambientet përreth kryeministrisë janë parë forca të shumta policie që patrullojnë, një shenjë e frikës së kryeministrit se protesta mund të zhvendoset në kryeministri. Videot u postuan nga Lapsi.

Katër kërkesat e studenteve drejtuar Ministrisë së Arsimit
1. Anulimi i VKM per tarifa shtese (kerkese e plotesuar)
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentet ne bord.

Edhe bizneset perreth "Rruges se Durresit" jane solidarizuar me protestuesit duke mbyllur qepenat./Express

    Data: 07 Dhjetor 2018 12:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera