Kthehu lart

Prokuroria shqiptare ecën sërish në mjegull, video- përgjimi i Alizotit është i paplotë

Prokuroria shqiptare ecën sërish në mjegull, video- përgjimi i Alizotit është i paplotë GazetaExpress

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të hasë vështirësi në hetimin që po kryen për dosjen “Babale”.

Grupi hetimor nuk ka mundur të gjejë dhe të administrojë videon bruto ku Fredi Alizoti është xhiruar duke u shprehur se ishte sjellë në Tiranë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.

Gjithashtu prokuroret nuk kanë as mjetin me të cilin është kryer regjistrimi pasi në këtë mënyrë do të përfitohej edhe materiali i paprekur. Aktualisht hetuesit kanë mundur të administrojnë vetëm videon, e cila u transmetua në emisionin “Opinion” në Tv Klan, nga deputeti Ervin Salianji. I njëjti material është sekuestruar edhe ne selinë e Partisë Demokratike.

Për nevojë të këtij hetimi u pyet te premten në prokurori deputeti Ervin Salianji. Ai u tha prokuroreve se videon ia kishte sjellë Florenc Hoxha, ish-drejtor i policisë bashkiake dhe i kishte thënë se e kërkonte një person. Hoxha do të thërritet për tu pyetur nga grupi hetimor pasi është person i rëndësishëm për hetimin. Nga dëshmia e tij prokurorët do të mësojnë se si ai ka rënë në zotërim të videos.

Në dëshminë e të enjtes dhënë në prokurori Fredi Alizoti i qëndroi deklarimeve të para dhe konfirmoi se ka bërë ai rolin e Agron Xhafajt në audio-përgjim. Ndërsa sqaroi se video e dytë e publikuar nga deputeti Salianji është më e gjatë se aq. Gjithashtu Alzioti pohoi se në tavolinë me të kur është bërë video ka qenë Florenc Hoxha dhe se ai nuk ishte ne dijeni se po regjistrohej./Klan

    Data: 14 Tetor 2018 17:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera