Kthehu lart

Policia arreston dy kuksianë, i gjen mina të telekomanduara për akte kriminale!

Policia arreston dy kuksianë, i gjen mina të telekomanduara për akte kriminale! GazetaExpress

Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme dy shtetas nga Kukësi të cilëve i janë gjetur tre kallëpë lënde plasëse të cilat do të shërbenin si mina të telekomanduara.

Policia ka vënë në pranga shtetasit A. B, 38 vjeç dhe H. Gj, 26 vjeç, të cilët ishin në Thumanë në momentin e prangosjes.

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Muzgu”.

Si rezultat janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” e kryer në bashkëpunim, konkretisht:

• A. B, 38 vjeç, banues në Kukës;

• H. Gj, 26 vjeç, banues në Kukës.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Strukturave policore se shtetasit e mësipërm trafikonin lëndë plasëse, në momentin e arrestimit të tyre në Thumanë, brenda një çante në ngjyrë të zezë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• tre kallëpë cilindrike të mbështjellë me letër kartepecete dhe natriban transparent, ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjelles të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës “Nokia”.

Kallëpët ishin me peshë rreth 225, 240 dhe 469 gr secili.

Sipas informacioneve këto mina me telekomandim, mund të perdoreshin në kryerjen e veprave të renda kriminale.

Materialet do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme.


    Data: 07 Dhjetor 2018 15:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera