Kthehu lart

“Polici shkodran tentoi të përdhunojë studenten, djemtë e fakultetit e mbyllën në tualet”

“Polici shkodran tentoi të përdhunojë studenten, djemtë e fakultetit e mbyllën në tualet” GazetaExpress

Një tjetër denoncim i rëndë ka dalë në sipërfaqe për uniformat e policisë shqiptare, kësaj here në qytetin e Shkodrës.

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social denoncimin e një studenti, i cili ka treguar se një punonjës i forcave të ndërhyrjes së shpejtë, i veshur civil, ka ngacmuar një sërë vajzas në fakultetin e Shkodrës, madje njërën prej tyre ka tentuar ta përdhunojë. Duke u gjendur përballë kësaj situate, denoncon studenti, një grup djemsh kanë ndërhyrë dhe e kanë kyçur në banjo efektivin, në pritje të ardhjes së policisë.

Me mbërritjen e këtyre të fundit gjithsesi, asgjë nuk ka ndodhur në adresë të rastit të rëndë.

Për më tepër lexoni postimin e Berishës:

Narkoperdhunuesi me uniforme arrestohet nga studentet!

Polici i forcave te nderyrjes se shpejte vishet civil, tenton te perdhunoje studenten ne Fakultetin Juridik ne Shkoder.

Studentet e arrestojne dhe ndryjne ne banjo. Ju lumte!!

Lexoni mesazhin e studentit dixhital. Sb

Zoti Berisha tani sapo eshte arrestuar ne fakultetin juridik ne Shkoder nje polic i veshur civil i cili ka 2 dite qe ngacmon vajzat e fakultetit dhe njeren ka tentuat per ta perdhunuar. Perdhunuesi eshte efektiv i forcave te mderhyrjes se shpejte.Studentet vajza jane shokuar shume por me nderhyrjen e djemve perdhunuesi eshte mbajtur i mbyllur ne banjo deri sa ka ardhur policia. Policia dje nuk ka bere asgje Ai ka qen edhe dje ku ka ngacmuar dhe nje pedagoge.Kjo eshte policia edvin kristaq rames.

    Data: 12 Shkurt 2019 17:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera